LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini po e përgatitë një Huracan Evo Performante, për vozitje të përditshme

Lamborghini po e përgatitë një Huracan Evo Performante, për vozitje të përditshme

Varianti më i fuqishëm i Huracan Evo, do të arrijë së shpejti

Të interesuarit për një Lamborghini Huracan edhe më të fuqishëm, atëherë mund të zgjidhnin edhe versionin e fokusuar për pista Huracan Performante, transmeton Telegrafi.

Kjo mund të ishte e përkryer, nëse këtë makinë do e shfrytëzonin për të shpejtuar nëpër shtigje, por jo edhe për vozitje në baza ditore. Për këtë arsye, Lamborghini po e përgatitë modelin Huracan Evo, të përshtatur me Performante, që ta bëjë shumë më të fuqishëm se deri më tani.

Në këtë formë, mund të bëhen vozitje të përditshme me një makinë që ka motor me kapacitet 5.2 litra që prodhon 640 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 2.9 sekonda. Brendia do të pësojë shumë ndryshime, me rritje të nivelit të teknologjisë, duke përshirë një sistem infoteitmant që ka ekran të 8.4 inç.

Makina është parë derisa testohej, me dukje të jashtme që ngjante me modelin e tanishëm, vetëm se pjesa transparente prapa, i ishte mbuluar me një sistem në formë grilli, që nuk është parë më herët te ndonjë Huracan.

Kapaku i pjesës së përparme, kishte ngjyre ndryshe krahasuar me pjesën tjetër të makinës, duke lënë të kuptohet se mund të jetë huazuar përkohësisht nga ndonjë Evo tjetër. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Auto
Kalo në kategori