LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini i Papa Françeskut del në shitje (Foto)

Lamborghini i Papa Françeskut del në shitje (Foto)

Huracani unik, të cilin Papa Françesku e kishte marrë dhuratë nga Lamborghini kah fundi i vitit 2017, do të dalë në shitje më 12 maj, në një ankand bamirës në Monako.

Automobili ka ngjyrë të bardhë, me detaje ngjyrë të artë dhe të verdhë për nder të simboleve të shtetit të Vatikanit.

Papa me rastin e pranimit të kësaj veture kishte vënë nënshkrimin e tij në automjet.

Pjesa e brendshme është e kombinuar në detaje bardh e zi me lëkurë. Huracan ka motor që siguron 580 kuaj fuqi.

Vlerësohet se automobili do të arrijë çmimin ndërmjet 250.000 deri 350 mijë euro, ndërsa paratë nga blera do të ndahen për qëllime humanitare. /kp/Telegrafi/