LAJMI I FUNDIT:

Lajmërohet nëna nga Podujeva që u raportua e zhdukur: Jam mirë, për katër fëmijët kujdesem vet

Lajmërohet nëna nga Podujeva që u raportua e zhdukur: Jam mirë, për katër fëmijët kujdesem vet
Foto: Ilustrim

Egzona, nëna e katër fëmijëve nga Podujeva që u raportua e zhdukur, i është lajmëruar familjes.

Këtë e ka bërë të ditur për TV Llapi, Albion Imeri, vëllai i saj.


Ai ka treguar se ka folur me motrën përmes rrjetit social Snapchat, duke thënë se ende nuk e di vendndodhjen e saj, por që Egzona ka treguar se është mirë me shëndet.

Podujevë, nëna braktisë katër fëmijët dhe largohet në drejtim të panjohur
Lexo po ashtu Podujevë, nëna braktisë katër fëmijët dhe largohet në drejtim të panjohur

“Egzona është lajmëruar përmes qatij Snapchati që na ka shkruar më herët, na ka treguar se është mirë, vendodhjen nuk e dijmë, se nuk na ka treguar dhe as me kënd është nuk na ka treguar”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, Egzona i ka thënë vëllait se do të kujdeset ajo vet për fëmijët.

“Po normal që do të vazhdoj të kujdesem për ta”, ka thënë shkurt ajo.