Belina Budini
Cikli i lajmeve nga Shqipëria është rikthyer në mediat angleze dhe ky nuk është një lajm i mirë. Ngjarja është sërish emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve.
Edhe pse raportimet jo gjithnjë janë bazuar në fakte të verifikuara, apo pohime të sakta në lidhje me ngjarjen, rritja e numrave të emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, është një fakt zyrtar i konfirmuar nga Home Office. Mbi këtë fakt u ngritën deklarata politike të zhurmshme dhe problematike nga ana e anëtarëve të qeverisë dhe të Parlamentit britanik, që u shoqëruan me mbulim të gjerë dhe të vazhdueshëm mediatik të elementit shqiptar si ilustrues i fenomenit të emigracionit të paligjshëm dhe kriminalitetit të importuar nga jashtë dhe specifikisht nga Shqipëria drejt Anglisë.
Lajm i mirë ishte reagimi i shpejtë dhe i drejtë i palës shqiptare ndaj spekulimeve politike dhe përdorimit negativ dhe specifik të kombësisë shqiptare për të emërtuar problematikën e krijuar në tërësi. Edhe pse këto nuk kanë të njëjtën peshë dhe hapësirë në mediat angleze sa lajmet e prodhuara nga autoritetet e vendit, janë të domosdoshme dhe shpesh kanë munguar kur ka qenë rasti. Sidoqoftë, këto reagime nuk kanë mundur ta ndalojnë fluksin e lajmeve të këqija nga Shqipëria dhe si kundërpërgjigje po vijojnë të publikohen në media histori dhe raste të njëpasnjëshme, që sërish kanë në fokus shqiptarët si “gangsterë”, “trafikantë”, “kriminelë”, “mafiozë”, “grabitës”, “mashtrues”… lista e etiketimeve është e gjatë, ashtu si edhe lista e mediave angleze që i përdorin këto etiketime, që nga The Times, The Independent e deri te The Daily Mail apo The Mirror.
Titujt që përmbajnë etiketime të tilla, të cilat u atribuohen emigrantëve shqiptarë në Angli, janë tanimë të përditshëm dhe nuk mungojnë as në mediat më prestigjioze si BBC, The Guardian apo The Financial Times. Interesi gazetaresk për subjektin e Shqipërisë vijon të mbetet i lartë, edhe pse kemi të bëjmë me një vend të vogël dhe një komunitet edhe më të vogël shqiptarësh përkundrejt vendeve dhe etnive të tjera që përbëjnë popullatën e Mbretërisë së Bashkuar.
Arsyeja? Shqiptarët dhe Shqipëria me sa duket prodhojnë lajm. Sidomos lajme të këqija, nga ato që për gazetarët konsiderohen lajme të mira. Lajmet apo historitë pozitive, edhe pse nuk kanë munguar krejtësisht, nuk kanë shërbyer për të ndryshuar perspektivën dhe stereotipat. Ndaj, duket se ka vetëm një mënyrë për të dalë nga qerthulli i lajmeve të këqija dhe interesi gazetaresk. Por kjo është edhe rruga më e vështirë. Të bëhemi të mërzitshëm, pra, të bëhemi vend normal!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert