Mario Corso, njëri prej lojtraëve kryesor i skuadrës së 'Grande Inter' të Helenio Herrera, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

"Mario Corso, një kampion i përjetshëm me klas të pafund, ka vdekur," thuhet në njoftimin e Interit.


“Me këmbën e tij të majtë, ai bëri magji nëpër botë, e që shënoi një epokë. Të gjitha mendimet dhe ngushëllimet tona shkojnë te familja e tij në këtë kohë të vështirë”.

Mario Corso Twitter Inter 571 855

‘Mariolino’ kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke luajtur me Nerazzurrët, duke zhvilluar 509 ndeshje në mes të viteve 1957-1973.

Ai ishte krahu i majtë në ekipin legjendar të Herreras, duke fituar katër Serie A, dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Ndër-Kontinentale.

Edhe pse ai zhvilloi vetëm 23 paraqitje për Italinë, duke mos i përfaqësuar ata në ndonjë turne të madh, ai u quajt nga tifozët si 'Këmba e Majtë e Zotit' për aftësinë e tij të goditjes së lirë dhe të kalimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app