Ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, Ali Lajçi, i ka bërë thirrje koalicionit qeverisës që marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi mos ta procedojë në Kuvendin e Kosovës pa arritur konsensus të gjerë.
Ai ka vlerësuar se për këtë çështje duhet të hapet debat.
“Kjo çështje kërkon shtyrje dhe rishikim. Pa konsensus nuk duhet të shkojë në Kuvend demarkacioni, sepse do të bëhemi helaq. Nuk duhet të shkojë kjo çështje pa debat të gjerë shoqëror, pa konsensus nacional dhe pa bindje të gjerë”, ka thënë Lajçi.
Ai i ka ftuar deputetët ta kundërshtojnë versionin aktual të kufirit me Malin e Zi. “Deputetët nuk duhet ta përkrahin këtë version të kësaj marrëveshje në Kuvend, por duhet ta kundërshtojnë, sepse ka të bëjë me sovranitetin dhe territorin e vendit. Edhe vetëm tre deputetë me qenë kundër nuk duhet që demarkacioni të shkojë në ratifikim, sepse kjo çështje është shumë e rëndësishme. Po të kishim një referendum nuk besoj se versioni aktual i kësaj marrëveshje do të kalonte”, është shprehur Lajçi.
Ratifikimi i kësaj marrëveshje, sipas Lajçit, do ta destabilizonte vendin dhe do ta thellonte krizën në vend.
Për këto pasoja ai ka thënë se përgjegjësinë duhet ta marrin institucionet të cilat po këmbëngulin në këtë çështje. Sa i përket mesazhit që zyrtarja e lartë amerikane, Victoria Nuland, ka sjellë të dielën në Prishtinë, Lajçi ka thënë se ndërkombëtarët po e përkrahin vijën institucionale.
“Ata nuk mërziten për këtë çështje. Ne i kemi institucionet të cilat duhet të mendojnë për këtë çështje. Nëse institucionet tona janë të gabueshme dhe veprojnë kundër vendit, ata nuk mërziten edhe shumë. Ata më shumë interesohen për çështjet e sigurisë rajonale, çështjet e integrimeve evropiane dhe çështje të tjera. Në këtë rast, ata janë të interesuar për ecjen e çështjeve rajonale që është shumë normale, mirëpo ajo ecje rajonale duhet të jetë edhe me një qëndrueshmëri të brendshme politike”, ka thënë Lajçi.
Më tej, ai ka vlerësuar se kjo çështje duhet të hapet dhe të debatohet nëpër forume të ndryshme.
“Kjo është një ide e mirë dhe duhet të bëhet. Po ashtu, duhet të bëhen edhe takime të tjera publike me qytetarët, me shoqërinë civile, me ekspertë, me deputetë, derisa të shihet e vërteta e demarkacionit. Nuk duhet të mbyllet kjo çështje siç edhe ka ndodhur, duke tentuar të frenohen alternativat dhe argumentet e tjera rreth kësaj marrëveshje”, është shprehur Lajçi. /Epoka e Re/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City