LAJMI I FUNDIT:

Lajçak takon Sekretarin amerikan Reeker, flasin për Ballkanin Perëndimor

Lajçak takon Sekretarin amerikan Reeker, flasin për Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka pritur sot në takim, Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan, Philip Reeker.

Lajçak në një postim në Twitter ka shkruar se kanë biseduar në detaje rreth situatës në Ballkanin Perëndimor dhe janë shqyrtuar aktivitetet e mëtejshme.


“I nderuar ta mirëpres Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Phil Reeker sot në Bruksel. Ne konfirmuam partneritetin e ripërtërirë të fortë midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor. Ne gjithashtu diskutuam në detaje për situatën në rajon dhe aktivitetet e mëtejshme”, ka shkruar Lajçak. /Telegrafi/