LAJMI I FUNDIT:

Lajçak përmend heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës pas sulmit terrorist të 24 shtatorit

Lajçak përmend heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës pas sulmit terrorist të 24 shtatorit

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar të premten se dialogu do të vazhdojë medoemos pasi siç ka thënë, pa normalizim të marrëdhënieve për asnjërën palë nuk do të ketë të ardhme evropiane.

Duke folur në Forumin e Sigurisë në Budva të Malit të Zi, Lajçak është shprehur se situata mes Serbisë dhe Kosovës është përkeqësuar pas konfliktit në veri të Kosovës më 24 shtator dhe se kjo është “sfidë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për këto dy vende”.


Masat ndaj Kosovës, eurodeputeti dhe gazetari gjerman kritikojnë BE-në: Kjo është absurde, pse jo Vuçiqin dhe Dodikun
Lexo po ashtu Masat ndaj Kosovës, eurodeputeti dhe gazetari gjerman kritikojnë BE-në: Kjo është absurde, pse jo Vuçiqin dhe Dodikun

Sipas tij, ngjarja e 24 shtatorit nuk ishte aksidentale, por një çështje e rëndë dhe e qëllimshme e cila duhet të hetohet tërësisht.

“24 shtatori nuk ishte aksident. Ishte gjë e tmerrshme që ndodhi dhe duhet të hetohet siç duhet. Fakti është se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe do të ketë ndikim në vazhdimin e dialogut në shumë aspekte por ka një gjë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë është se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi kërkon një marrëveshje, që nënkupton kompromis, që mund ta arrijmë vetëm përmes dialogut”.

I pyetur se çfarë mund të ndryshohet, Lajçak ka thënë se “në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar”.

“Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes”, është shprehur emisari evropian./Telegrafi/