LAJMI I FUNDIT:

Lajçak paralajmëron takim në nivel negociatorësh në Bruksel

Lajçak paralajmëron takim në nivel negociatorësh në Bruksel

Emisari Special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, për të diskutuar çështje të rëndësishme që prekin bisedimet direkte.

Gjatë takimit, siç ka thënë Lajçak, ata janë përfshirë në “një diskutim të thellë” dhe kanë trajtuar “një gamë të gjerë çështjesh pragmatike që lidhen me dialogun.”


Lajçak në rrjetin social “X”,  tha se janë adresuar disa çështje specifike që janë aktualisht në agjendën e dialogut.

Ai paralajmëroi një takim midis dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia, i cili sipas tij mund të ndodhë së shpejti në Bruksel, për të vazhduar me negociatat.

Ndërkohë në Beograd, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një takim me Lajçak.

Vuçiq ka bërë të ditur se në fokus të kësaj takimi kanë qenë çështje kritike si formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe organizimi i zgjedhjeve lokale në veriun e Kosovës.

Në një postim në rrjetin social “Instagram,” Vuçiq theksoi se ka kërkuar nga BE-ja “të mbështetë formimin e Asociacionit” dhe të ndihmojë në “zbatimin e zgjedhjeve lokale në mënyrë urgjente në veri”, duke i bërë thirrje BE-së gjithashtu që të ndalojë “provokimet e mëtejshme që vijnë nga ana e Prishtinës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori