LAJMI I FUNDIT:

Lajçak në selinë e NATO-s: Të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin e situatës në veri

Lajçak në selinë e NATO-s: Të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin e situatës në veri

Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka theksuar nevojën urgjente për de- përshkallëzimin e situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak, bëri të ditur se gjatë diskutimeve në Forumin e Prespës u nënvizua nevoja për ndërmarrjen e hapave të menjëhershëm për të adresuar tensionet në rritje.


Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se gjatë kësaj jave për situatën në veri kishte raportuar tek ambasadorët e NATO-së dhe Bashkimit Evropian.

“Gjatë vizitës sime në selinë e NATO-s, u takova edhe me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin e situatës në veri”, ka thënë Lajçak.

Zhvillimet në veri, protestohet në Vjenë në përkrahje të Kosovës
Lexo po ashtu Zhvillimet në veri, protestohet në Vjenë në përkrahje të Kosovës

Ai po ashtu njoftoi edhe për udhëtimin e tij të afërt në Washington DC me ftesë të zyrtarëve amerikanë.

Lajçak tha se në këtë takim pritet të ketë diskutime intensive “për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori