LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: BE dhe SHBA ndajnë të njëjtat interesa për Ballkanin Perëndimor

Lajçak: BE dhe SHBA ndajnë të njëjtat interesa për Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë të njëjtat interesa për Ballkanin Perëndimor.


Tutje ai shkruan se BE dhe SHBA duan të shohin përparim në rajonin në mënyrë që ketë perspektivë evropiane.

“Kam pasur një diskutim shumë të mirë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Bashkimi Evropian dhe SHBA ndajnë të njëjtat interesa në Ballkanin Perëndimor. Ne duam të shohim përparim në rajon dhe të kemi një perspektivë evropiane reale dhe të qartë”, ka shkruar Lajçak.

Pas takimit me Lajçakun, Kosnett: Do të vazhdojmë të punojmë me BE-në për njohjen reciproke Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Pas takimit me Lajçakun, Kosnett: Do të vazhdojmë të punojmë me BE-në për njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Ndërsa, Lajçak po qëndron në një vizitë tre ditore në Kosovë ku fillimisht është takuar me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani e më pas edhe me presidentin Hashim Thaci. Po ashtu ai ka takuar edhe përfaqësuesit e partive politike në vend.

Kjo vizitë vjen në kohën kur tema e Asociacionit të Komunave Serbe ka bllokuar dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ku kjo e fundit insiston që të diskutohet kjo temë ndërkohë Kosova vazhdon të refuzojë hapjen e saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori