LAJMI I FUNDIT:

Lagjja turke me vila përrallash në të cilat nuk jeton askush (Foto)

Lagjja turke me vila përrallash në të cilat nuk jeton askush (Foto)

Një lagje ishte planifikuar të jetë zonë luksoze për blerës të huaj në Turqi, por ky qëllim nuk është arritur duke u shndërruar kështu lagjja në “një qytet fantazmë” me qindra vila sikur ato të filmave për fëmijë të Disney.

Vilat bardhë e zi në një luginë në afërsi të kodrave duken si kështjella miniaturë Neuschwanstein. Bëhet fjalë për 732 vila në rajonin Bolu në lindje të bregut turk, ku secila prej tyre kushton 400 mijë funte, por që vazhdojnë të jenë të zbrazëta për shkak se ekonomia turke gjatë vitit të kaluar pësoi paksa rënie, transmeton Telegrafi.


Projekti ambicioz Burj Al Babas kishte për qëllim të tërheq blerës nga Arabia e shumë më pak nga Evropa. Por, këto kështjella mbeten të papërfunduara për shkak të disa problemeve ekonomike që Turqia pati vitin e kaluar ku lira turke pati pësuar rënie në tregun botëror.

Megjithatë, Sarot Group është zotuar se projekti do të përfundohet deri në fund të këtij viti dhe këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i kompanisë Mezher Yerdelen. /Telegrafi/