LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga flet për rolin e saj të parë në aktrim në një episod të “The Sopranos”: Unë mund të shoh tani se ku kam gabuar

Lady Gaga flet për rolin e saj të parë në aktrim në një episod të “The Sopranos”: Unë mund të shoh tani se ku kam gabuar

Përpara audiencës mahnitëse në mbarë botën si Lady Gaga, Stefani Germanotta filloi karrierën e saj të aktrimit me një rol të ftuar në “The Sopranos” në 2001.

Këngëtarja dhe aktorja 35-vjeçare kishte një rol të shkurtër episodin e nëntë të sezonit të tretë të titulluar, “The Telltale Moozadell”.


Gaga foli për eksperiencën e parë si aktore, ku, 20 vite më vonë, e shikon sërish me një sy kritik.

Lady Gaga në “The Sopranos” (Foto: HBO)

Skena ku shfaqet artistja zhvillohet në një pishinë të shkollës së mesme, ku ajo dhe dy vajza të tjera të reja shikojnë një grup djemsh duke notuar.

Edhe pse Lady nuk është se kishte një rol kryesor dhe u shfaq mjaft pak – përveç disa të qeshurave – ajo zbuloi në intervistë se e di se çfarë ka gabuar.

“U ndjeva shumë e fuqizuar si grua”, Lady Gaga lavdëron regjisorin e “House of Gucci” dhe tregon se si u transformua në rolin e Patrizia Reggiani
Lexo po ashtu “U ndjeva shumë e fuqizuar si grua”, Lady Gaga lavdëron regjisorin e “House of Gucci” dhe tregon se si u transformua në rolin e Patrizia Reggiani

“Kur shikoj prapa në atë skenë, mund të shoh saktësisht se çfarë kam gabuar. Nuk dija të dëgjoja në një skenë”, filloi Gaga.

Lady Gaga në “The Sopranos” (Foto: HBO)

“Duhej të qeshja, dhe ishte si, sugjerim, qesh…. E shoh dhe shkoj, “Oh, kjo nuk është një qeshje e vërtetë”, shpjegoi ajo.

Megjithatë, sado i shkurtër të jetë roli, ajo tha se përvoja kontribuoi në mënyrën se si iu afrua punës së saj të aktrimit.

Karriera e yllit amerikan filloi të lulëzoj në vitin 2008 me publikimin e albumit “The Fame”.

Lady Gaga (Foto: Getty Images)

Ajo tani së fundmi u shfaq në një nga rolet kryesore të filmit “The House of Gucci”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori