Pas përfundimit të spektaklit, Labinot Rexha, ka dhënë një deklaratë të bujshme që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

I revoltuar dhe i vendosur, ai u shpreh se është gati të shesë të gjithë pasurinë e tij, të cilën e vlerësoi rreth 20 milionë euro, vetëm që të sigurojë fitoren kundër Londrim Mekajt dhe Klodian Mihajt.


“Të gjithë pasurinë do ta shes. Këta të dy pa i fituar nuk do t’i lë. Pasurinë komplet, nja 20 milionë janë. Pasha Zotin. Të gjithë”, tha Rexha.

Foto: YouTube

Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku përdoruesit janë ndarë mes atyre që e shohin këtë si një shpërthim emocional dhe atyre që e marrin si deklaratë të ekzagjeruar për efekt spektakli.

Ende mbetet e paqartë nëse Rexha e kishte seriozisht apo ishte një shprehje impulsive pas tensioneve të garës, por një gjë është e sigurt: komenti i tij ka ndezur diskutime të gjera dhe pritet të jetë temë e ditëve në vijim.

E sido të jetë loja e tij mbetet për t'u parë në vazhdim, pasi ka qenë shumë i komentuar.

Së fundmi shtëpisë iu bashkua edhe një banore e re, këngëtarja Fjolla Morina. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com