LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner merr vëmendje me një tjetër paraqitje unike gjatë Javë së Modës në Paris

Kylie Jenner merr vëmendje me një tjetër paraqitje unike gjatë Javë së Modës në Paris

Kylie Jenner u sigurua që të binte në sy teksa po shkonte për në sfilatën e “Copernit” gjatë Javës së Modës në Paris në Francë të premten (30 shtator).

Ylli i realitetit, 25 vjeç, u shfaq e veshur me një mini-fustan lëkure shumë të guximshme me një dekolte të thellë, teksa drejtonte yjet e rreshtit të parë që merrnin pjesë në sfilatë.


Kylie dukej absolutisht e mahnitshme në veshjen e cila shfaqte një dizajn abstrakt me lule me nuanca ta kaltra.

Fustani u ngjit në belin e saj të hollë dhe theksoi linjat e saj trupore dhe këmbët e tonifikuara.

Kylie përshtati dukjen elegante me taka të ngjashme nga marka francez “Coperini” bashkëthemeluar nga Sebastien Meyer dhe Arnaud Vaillant.

Ajo e përfundoi pamjen magjepsëse me një palë syze dielli pa kornizë.

Kylie gjithashtu trajtoi 369 milionë fansat dhe ndjekësit e saj me disa foto provokuese në Instagramin e saj më herët gjatë ditës.

Themeluesja e “Skims” realizoi disa foto ndërsa ishte në një parking shumëkatësh.

Kjo vjen pasi fansat që ndoqën premierën e sezonit të dytë të “The Kardashians” mendojnë se vajza e Khloe Kardashian, True Thompson mund të ketë zbuluar aksidentalisht emrin e djalit të Kylie.

Në episodin e së enjtes të ‘reality show’-t të tyre, 4-vjeçarja dëgjohet duke biseduar me nënën e saj Khloe, pak pasi ajo mirëpriti djalin përmes një nëne surrogate, të cilit True duke iu referuar vëllait të saj të vogël si ‘Snowy’.

Kylie Jenner ngacmon imagjinatën me fustanin e tejdukshëm gjatë Javës së Modës në Paris
Lexo po ashtu Kylie Jenner ngacmon imagjinatën me fustanin e tejdukshëm gjatë Javës së Modës në Paris

Por ndërsa nëna e saj korrigjon që Snowy nuk është emri i foshnjës, fansat po spekulojnë se mund të jetë emri i djalit të Kyliet – me True ka ngatërruar vëllain me kushëririn e saj.

Kylie ndërkohë ka qenë në fokus që nga arritja e saj në Javën e Modës në Paris duke u shfaq elegante dhe me stil në disa evente. /Telegrafi/