Kylie Jenner ka ndezur rrjetet sociale me një fotosesion të ri joshës, ku shfaqet pothuajse nudo, e mbuluar vetëm me shkëlqim blu dhe argjendi, duke mbajtur në kokë një kurorë me kristale.

28-vjeçarja, e njohur për markën e saj të kozmetikës “Kylie Cosmetics”, rikthehet me imazhin ikonik të “King Kylie”, epokë që shënoi fillimet e saj si një adoleshente që krijonte trende në botën e bukurisë.


Në postimet e fundit në Instagram, Jenner ndau disa imazhe artistike ku flokët e saj të gjatë ngjyrë të zezë i rrëshqisnin në dysheme, ndërsa trupi i saj shkëlqente nën dritë, shkruan DailyMail.

Me sy me grim smokey dhe buzë mat, ajo rikujtoi stilin e saj të famshëm që frymëzoi një brez të tërë adoleshentesh një dekadë më parë.

Në përshkrimin e postimit, Kylie u shpreh se fotosesioni shënon rikthimin e një koleksioni nostalgjik për nder të 10-vjetorit të “Kylie Cosmetics”.

“U frymëzova nga ajo 17-vjeçare e patrembur që kishte vetëm një ëndërr”, shkroi ajo, duke falënderuar fansat për mbështetjen ndër vite.

Megjithatë, përveç vëmendjes dhe lavdërimeve, Jenner është përballur edhe me kritika. Një klip promovues, ku ajo shfaqet e prangosur dhe e rrethuar nga policë të rremë, ka ngjallur reagime negative në rrjete sociale, me shumë përdorues që e kanë quajtur “jashtë kontaktit me realitetin”.

Pavarësisht polemikave, Kylie Jenner vazhdon të ruajë statusin e saj si një nga figurat më me ndikim në industrinë e bukurisë, ndërsa “King Kylie” duket gati të rikthehet më e fortë se kurrë. /Telegrafi/