LAJMI I FUNDIT:

Ky SUV elektrik kushton vetëm 16 mijë euro

Ky SUV elektrik kushton vetëm 16 mijë euro

Nexon EV prodhuesi indian i makinave Tata mund të vendosë një pikë referimi të ri për çmimet e automjeteve elektrike. Ky SUV kompakt elektrik do të kushtojë rreth 16 mijë euro.

Qëllimi kryesor i zhvillimit të ri është ulja e çmimit. Bateria e Nexon EV ka një kapacitet prej 30 kWh.


SUV elektrik ka për qëllim të mbulojë një distancë prej 312 kilometrash me një ngarkesë, transmeton Telegrafi.

Për momentin vetëm në Indi

Motori elektrik i Nexon EV ka 130 kuaj fuqi (97 kW), i cili përshpejton makinën elektrike nga 0 në 100 km/orë në rreth 10 sekonda.

Bateria duhet të jetë në gjendje të ngarkohet në 80 për qind në një orë duke përdorur funksionin e ngarkimit të shpejtë.

Aktualisht nuk ka plane për të nisur Nexon EV në Evropë. /Telegrafi/