LAJMI I FUNDIT:

Ky robot do të kërkojë objekte që digjen dhe do të gjejë njerëz që duhet të shpëtohen

Ky robot do të kërkojë objekte që digjen dhe do të gjejë njerëz që duhet të shpëtohen
Reklama

Luftimi i zjarreve dhe shpëtimi i njerëzve nga këto situata është gjithmonë një detyrë e rrezikshme, qoftë djegia e ndërtesave apo zjarret.

Megjithatë, zjarrfikësit po marrin ndihmë të vlefshme.


Disa kompani dhe ekipe shkencëtarësh po punojnë në zhvillimin e robotëve që mund të kërkojnë ndërtesat e djegura përpara se të hyjnë zjarrfikësit, dhe FireBot është në mesin e atyre robotëve.

Është një robot i telekomanduar që mund të përballojë temperaturat deri në 650 gradë dhe mund të punojë deri në katër orë pandërprerë.

Ai është projektuar në formën e një kutie dhe lëviz duke përdorur zinxhir dhe mund të kapërcejë pengesa të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Roboti përdor teknologjinë me valë MIMO që e lejon atë të dërgojë të dhëna te një marrës deri në 1.5 kilometra larg.

Në këtë mënyrë, operatori mund të eksplorojë në mënyrë të sigurt një objekt që digjet ndërsa kontrollon atë robot me një levë duke shikuar ekranin.

FireNot ka sensorë që përfshijnë kamera optike dhe termale, si dhe mekanizma të ndryshme për detektimin e gazrave të rrezikshëm.

Përveç kësaj, roboti mund edhe të detektojë prezencën e monoksidit të karbonit dhe cianidin e hidrogjenit, dy nga avujt që edhe mund të shkaktojë vdekjen e njerëzve.

FireBot do të dalë në shitje më vonë gjatë këtij viti, dhe çmimi pritet të jetë 90,000 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mira Murati në mesin e 25 grave më të fuqishme në botë, sipas gazetës Financial Times

Mira Murati në mesin e 25 grave më të fuqishme në botë, sipas gazetës Financial Times

Teknologji
Musk: Mendoj se OpenAI ka bërë një zbulim të rrezikshëm që ka çuar në shkarkimin e Altman

Musk: Mendoj se OpenAI ka bërë një zbulim të rrezikshëm që ka çuar në shkarkimin e Altman

Teknologji
Si t’i fshehim bisedat në WhatsApp

Si t’i fshehim bisedat në WhatsApp

Teknologji
Kurti në inaugurimin e selisë qendrore të SPEEEX dhe lansimit të platformës digjitale inovative EEEXPLORE Kosova

Kurti në inaugurimin e selisë qendrore të SPEEEX dhe lansimit të platformës digjitale inovative EEEXPLORE Kosova

Teknologji
Kur do vijë YouTube në Shqipëri? Acromax sjell informacione pas takimeve në Berlin

Kur do vijë YouTube në Shqipëri? Acromax sjell informacione pas takimeve në Berlin

Teknologji

"U rrita në Shqipëri, një vend i vogël në Evropë" - rrugëtimi mahnitës i inxhinieres shqiptare Mira Murati që transformoi botën me Inteligjencën Artificiale

Arigona Bytyçi
Kalo në kategori