LAJMI I FUNDIT:

Ky është vlerësimi i Jakup Krasniqit për “debatin mes komandantëve”

Ky është vlerësimi i Jakup Krasniqit për “debatin mes komandantëve”

Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nisma për Kosovën”, Jakup Krasniqi, më emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit, ka theksuar se nuk pajtohet në atë që po njihet si “debati në mes komandantëve”.

Sipas tij, ky ka qenë një debat i panevojshëm dhe i orkestruar.


“Selimi ka pasur 1001 arsye për ta kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit si president. Ka qenë e panevojshme që të hyhet në periudhën e luftës. Të gjithë ata që reaguan më pas, është interesant të themi se nuk kanë reaguar asnjëherë për keqqeverisjen, demarkacionin, Asociacionin dhe fenomenet tjera negative”, ka theksuar Krasniqi.

Ai më tutje ka thënë se nuk beson se ekziston një incizim në të cilin komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Jashari, i ka thënë Rexhep Selimit se do t’ia heq gabzherin.

“Rexhep Selimi ka qenë person i rëndësishëm i UÇK-së, i cili gjatë gjithë kohës ka vepruar në Kosovë. Këtë debat e shoh më tepër si tentim për ta shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale që po ndodhin në shoqërinë kosovare”, ka shtuar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori