LAJMI I FUNDIT:

Ky është i vetmi Ferrari Enzo me ngjyrë të zezë mat fabrike

Ky është i vetmi Ferrari Enzo me ngjyrë të zezë mat fabrike

Nga fabrika e Ferrarit në Maranello doli vetëm një kopje e modelit Ferrari Enzo në ngjyrë të zezë mat.

Sipas shtëpisë së ankandeve RM Sotheby’s, e cila do të shesë makinën e treguar në foto, një anëtar i familjes mbretërore nga Brunei përdori pasurinë dhe ndikimin për të marrë Enzo në Nero Opaco, ose ngjyrë të zezë mat. Kjo ishte hipervetura e parë Ferrari në histori që u lyer me një ngjyrë mat.


Enzo iu dorëzua një blerësi në Londër dhe herë pas here u pa në Hampstead, Mayfair dhe Knightsbridge përpara se të transportohej në Azi.

Së fundmi është rikthyer në Carrozzeria Zanasi, dyqani zyrtar i bojës për makinat Ferrari. Pronari shpenzoi 110 mijë euro për një bojë të re, riparime kozmetike dhe ndërrimin e butonave dhe xhamit sipër motorit.

Enzo fuqizohet nga një motor 6.0-litërsh V12 me aspirim natyral që zhvillon 651 hp i shoqëruar me një transmision manual të automatizuar të Formula 1.

Edhe pse është unike dhe ka vetëm 5730 kilometra në orë, vetura do të shitet pa çmim rezervë në një ankand midis 5 dhe 7 dhjetorit. /Telegrafi/