LAJMI I FUNDIT:

Ky është testi më i veçantë i inteligjencës, me vetëm tri pyetje: Sa jeni të zgjuar?

Ky është testi më i veçantë i inteligjencës, me vetëm tri pyetje: Sa jeni të zgjuar?

Testi më i shkurtër e inteligjencës në botë përbëhet nga vetëm tre pyetje, por vetëm një në gjashtë njerëz arrijnë të japin përgjigje të sakta!

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, duhet të dini bazat e matematikës, por edhe të keni kapacitete të të menduar logjik, transmeton Telegrafi.


Pyetjet janë:

1. Shkopi dhe topi bashkë kushtojnë 1.10 funte. Shkop është për një funt më i shtrenjtë sesa topi. Sa është topi?

2. Nëse pesë makina për pesë minuta bëjnë pesë lapsa, për sa kohë 100 makina do të bëjnë 100 lapsa?

3. Liqeni ka nisur të mbulohet me zambakë të ujit. Çdo ditë hapësira që marrin dyfishohet. Për të mbuluar të gjithë liqenin, zambakëve ju duhen 48 ditë. Për sa kohë mund ta mbulojnë gjysmën e liqenit?

Në hulumtim, 33 për qind e personave nuk dhanë asnjë përgjigje të saktë, e 83 për qind e tyre u përgjigjën gabimisht në së pakun një nga to. Pra, çdo i gjashti dha përgjigje të duhur.

Përgjigjet më të shpeshta, për pyetje ishin: 1. 10 peni (0.10 funte); 2. Për 10 minuta; 3. Për 24 ditë, transmeton Telegrafi.

testi2

Por, përgjigjet e sakta janë si më poshtë:

PËRGJIGJA 1. TOPI KUSHTON 0.05 FUNTE (GJYSMË PENI).

Nëse topi është X, shkopi për një funt më shumë, atëherë ekuacioni shkon kështu:

Pra…

X + (X+1) =1.1

Pastaj…

2X+1=1.1

Ndaj…

2X=0.1 dhe X= 0.05

PËRGJIGJA 2: 5 MINUTA

Nëse pesë makina për pesë minuta bëjnë pesë lapsa, do të thotë se në ata pesë minuta secila e bën nga një laps. Pra, kemi 100 makina, të cilat për pesë minuta secila e bën nga një, prandaj dalin 100 lapsa.

PËRGJIGJA 3: 47

Nëse sipërfaqja me zambakët e ujit dyfishohet çdo ditë, përgjigja e saktë vjen me nga një hap prapa. Në ditën e fundit liqeni është plotë, në të parafundit është e mbuluar në gjysmë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Kalo në kategori