LAJMI I FUNDIT:

Ky është reagimi i Luan Krasniqit pas akuzave për përkrahje të boksierit turk (Foto)

Ky është reagimi i Luan Krasniqit pas akuzave për përkrahje të boksierit turk (Foto)
TÜRK BOKS TARİHİNİN İLK VE TEK DÜNYA ŞAMPİYONU FIRAT ARSLAN, ÖNÜMÜZDEKİ AY ALMANYA’DA YAPACAĞI WBC EURASYA KEMERİ MÜCADELESİ ÖNCESİ KAMPA GİRDİ. (İHA/İSTANBUL-İHA)

Boksieri i famshëm nga Kosova, Luan Krasniqi ka reaguar ndaj shkrimeve që ai ka përkrahur boksierin turk, Firat Arslan dhe jo atë shqiptar, Nuri Seferi.

Luan Krasniqi përmes një shkrimi në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se boksieri turk, Firat Arslan, i kishte qëndruar gjithmonë pranë dhe e kishte përkrahur edhe atëherë kur ai ishte ndeshur me Samil Sam, me një boksier turk.


Luan Krasniqi flet pas meçit dhe deklarata e tij nuk do t’i pëlqejë aspak Nuri Seferit dhe shqiptarëve
Lexo po ashtu Luan Krasniqi flet pas meçit dhe deklarata e tij nuk do t’i pëlqejë aspak Nuri Seferit dhe shqiptarëve

Megjithatë, Krasniqi thotë se i është gëzuar fitores së boksierit, Firat Arslan, e njëjtë do t’i gëzohej edhe fitores së Nuri Seferit. /Telegrafi/

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plot të ish-boksierit kosovar:

“Miq të mi, mbrëmë patëm rastin të shohim një meç interesant në mes të Nuri Seferit dhe Firat Arsllan, ku u dëshmua një boks cilsor që i fascinoi publikun e shumtë pranë ringut dhe para ekraneve televizive. Për fat të keq, në media, e sidomos në rrjetet sociale, më shumë dhe në forma të ndryshme u komentua përkrahja ime ndaj shokut tim të ngushtë Firatit, i cili në të gjitha vitet e boksimit tim, më ishte afër, më mbështeti në të gjitha format, në ushtrime, në meçe, në kohën e lirë dhe ai, në këtë mënyrë u bë pjesë e sukseseve të mia. Në veçanti, më dha mbështetje të fuçishme në meçin kundër Samil Sam, boksierit me prejardhje turke, ku ngadhnjeva sukseshëm dhe në qindra raste si ky, për çka Firatit, i jam mirënjohës. Duke e respektuar maksimalisht boksierin e spikatur Nuri Seferin dhe vlerat e tij sportive, në këtë mbrëmje, kam konsideruar se duhet të triumfon më i miri. Fati sportiv deshi që fitues të shpallet Firati dhe, konsideroj se sporti, duhet të shihet si i tillë, me të drejtën
e secilit simpatizues që ta mbështes adhuruesin e tij. Do të më gëzonte, padyshim, si shumë herë deri më tash, edhe fitorja e Nuriut, ndaj, keqinterpretimet e qëndrimit tim në meçin e mbrëmshëm, nuk përkojnë me frymën sportive. Që të dy boksierëve u dëshiroj suksese në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm sportiv dhe sportdashësve u uroj çaste të këndshme në të gjitha llojet e sporteve”, ka shkruar Luan Krasniqi në ‘Facebook’. 

krasniqi1

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori