LAJMI I FUNDIT:

Ky është reagimi i ”Aleancës për Shqiptarët” lidhur me deklaratat e MPJ-së ruse

Ky është reagimi i ”Aleancës për Shqiptarët” lidhur me deklaratat e MPJ-së ruse

Në një reagim të dërguar Telegrafit në Maqedoni, ”Aleanca për Shqiptarët” ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me deklaratat e MPJ-së ruse. ”Aleanca për Shqiptarët” ka thënë ”orientimi politik i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet pro europian dhe pro amerikan”.

”Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni, paraqet një tentim për ta ndërruar diskursin dhe orientimin politik të Maqedonisë, dhe në anën tjetër mbajtjen pezull të vendit në strukturat evro-atlantike, duke e mbështetur binomin OBRM-BDI.”


”Akuzat, se shtetet e jashtme perëndimore kanë ndikim ne politikën e Maqedonisë, janë tëndencioze dhe aspak të vërteta, përkundrazi shtetet perëndimore që janë pjesë e BE-së e kanë për obligim që ta ndjekin procesin politik të vendit ngase Maqedonia ështe e përcaktuar për integrimin e saj ne BE dhe NATO. Aleanca për Shqiptarët e cilëson këtë deklaratë si ndërhyrje politike në përcaktimet ideologjike dhe strategjike te qytetarëve të saj, dhe kthimin e bindjeve hermetike ndaj harmonizimit të politikave integruese në gjendjen vendnumëro.”

”Rikujtojmë opinionin se shqiptarët e Maqedonisë, aspak nuk kanë nevojë që shteti Rus ta lexojë verdiktin e tyre politik e aq më pak të japë vlerësime se kush duhet ta krijojë qeverinë. Shqiptarët e Maqeonisë, fuqishëm besojnë në misionin dhe qëllimin e Bashkimit Evropian duke kontribuar në vazhdimësi për t’u bërë pjesë e saj, njëkohësisht anëtarësimi në NATO, ngelet pikësynim dhe aspiratë e përhershme e shqiptarëve të Maqedonisë. Andaj, mbështetja ruse ndaj pushtetit aktual është tendencioze, për të cilën gjykojmë se thellon krizën dhe nuk kontribuon në kthimin e demokracisë perëndimore.” i thonë Telegrafit në Maqedoni nga ”Aleanca për Shqiptarët”. /Telegrafi/

Rusia: Në Maqedoni është thelluar kriza politike
Lexo po ashtu Rusia: Në Maqedoni është thelluar kriza politike