LAJMI I FUNDIT:

Ky është Jet Car një Chevy Corvette C7 lundrues

Ky është Jet Car një Chevy Corvette C7 lundrues

Nëse vizitoni Miamin dhe hasni një Chevy Corvette C7 që noton në ujë, mos u tronditni. Shikoni nga afër pasi mund të takoni Jet Car – një C7 Corvette lundrues që ka tërhequr vëmendjen në Florida kohët e fundit.

I projektuar për t’u dukur si makina sportive amerikane, Jet Car është në dispozicion me qira ose për blerje në Miami, transmeton Telegrafi.


Duke qenë një makinë me dy ulëse, pa çati, Jet Car është afër të qenit një motor-uji, pavarësisht se kompania refuzon ta quajë kështu. Shoferi dhe pasagjeri ulen krah për krah në Jet Car.

Nëse doni ta merrni me qira, tarifa do t’ju kushtojë 350 dollarë në orë me një minimum prej një ore përdorimi.

Jet Car nuk është amfib, kështu që nuk funksionon në tokë. Duhet ta çoni në plazh, gjë që nuk është e vështirë pasi peshon vetëm rreth 544 kilogram. /Telegrafi/