LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi seancë të jashtëzakonshme, në rend dite Demarkacioni

Kuvendi seancë të jashtëzakonshme, në rend dite Demarkacioni

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë sërish seancë të jashtëzakonshme dhe në rend dite është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Seanca do të fillojë në ora 10:00.


Ndryshe, një ditë më parë seanca dështoi të mbahet në mungesë të votave të mjaftueshme për ta miratuar marrëveshjen e Demarkacionit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Për miratimin e këtij Projektligji nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, saktësisht nevojiten së paku 80 vota.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të enjten në një konferencë për media tha se ajo çfarë duan është që deri të mërkurën të përfundojë çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Jemi në rrugë të mirë që të jemi unik të jemi në seancën për ratifikimin e marrëveshjes”, tha Veseli, duke shtuar se sot kanë pasur një takim të mirë, ku të pranishëm kanë qenë edhe spektri opozitarë.

“S’ka patriotizëm më të madh se me konsensus të plotë me votu marrëveshjen për Demarkacionin… T’i japim perspektivë vendit, të ecim drejt zhvillimit ekonomik ma tepër sesa deklaratave shterpe mes veti për patriotizëm formal… Tërë jemi patriotë, e duam Kosovën “, u shpreh ai. /Telegrafi/