LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi në heshtje ia vazhdoi mandatin Ushkovskit në Këshillin gjyqësor

Kuvendi në heshtje ia vazhdoi mandatin Ushkovskit në Këshillin gjyqësor

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Branko Ushkovski, mandati i të cilit përfundon më 12 prill, do të mbetet në këtë pozitë së paku edhe 4 muaj, sepse Kuvendi në heshtje ia vazhdoi mandatin, duke mos e zgjedhur pasardhësin e tij, shkruan Svedok, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi para një muaj e gjysmë shpalli konkurs për zgjedhje të anëtarit të Këshillit gjyqësor nga radhët e juristëve, avokatëve ose profesorëve të „dalluar“, i cili zgjidhet në Kuvend, por deri në ditën e shpërbërjes, edhe pse përfunduan afatet për paraqitje dhe kishte kandidatë, Komisioni për zgjedhje nuk përcaktoi kandidat për anëtarë të ri të Këshillit.


Komisioni mbajti mbledhje dhe bëri zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik dhe të Komisionit për qasje të lirë në informata të karakterit publik, por nuk vendosi pikë për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit gjyqësor.

Ushkovski, si anëtar i zgjedhur përmes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë duhej të zëvendësohet me një të ri, sepse nuk i plotëson kushtet për një mandat të ri, ndërsa deri në pension ka edhe një vit, të cilin mund ta mbulojë me apanazh.

Por, në situatën e tanishme, Ushkovskit nuk do ti ndërpritet mandati i kryetarit të Këshillit sepse ai ka të drejtë të vazhdojë mandatin deri në tre vjet, por i njëjti duhej ti ndërpritet me përfundimin e mandatit të anëtarit të Këshillit gjyqësor.

Këshilli gjyqësor në periudhën e fundit duhej të zgjedh gjykatës në gjykatat themelore, në gjykatat e apelit dhe në Gjykatën supreme, por seancat gjithnjë shtyheshin për shkak të qëndrimeve të kundërta./Telegrafi/