LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi mblidhet të enjten, demarkacioni votohet njëherë tjetër

Kuvendi mblidhet të enjten, demarkacioni votohet njëherë tjetër

Më 9 qershor në ora 10:00, do të mbahet seance e re e Kuvendit të Kosovës. Ky është lajmi që vjen pas përfundimit të takimit të kryesisë së Kuvendit.


Kryeparlamentari, Kadri Veseli, tha se në seancën e re do të jenë disa pika të rendit të ditës, ndërkohë që ka përmendur se janë në fazën e bisedimeve për çështjen e marrëveshjes për demarkacionin, e cila mund të votohet së shpejti.

“Në momentin që jemi të bindur që nuk cenohen interesat e qytetarëve do ta votojmë këtë marrëveshje. Po ashtu duhet ti ruajmë marrëdhëniet edhe me shtetet fqinje”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës për seancën e javës së ardhshme.