Kuvendi i Maqedonisë përmbyll mandatin pa miratimin e projektligjit për listat e zeza
Më shumë se 130 projektligje në fusha të ndryshme kanë mbetur pa u miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, i cili të enjten ka mbajtur seancën e fundit me përbërjen aktuale.
Bazuar në dispozitat ligjore, Kuvendi duhet të shpërndahet të hënën, më 1 prill, pasi vendi hyn në periudhë parazgjedhore.
Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen më 8 maj së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Kryetari i Kuvendit maqedonas, Jovan Mitrevski, tha të enjten se “efikasiteti i punës së Kuvendit ka qenë peng i numrit të deputetëve në sallë, si dhe i bllokimeve të shumta që kanë ardhur nga partitë politike, në veçanti nga ato të opozitës”.
Në mesin e ligjeve që nuk janë miratuar është edhe ai për masat restriktive, apo siç njihet ndryshe “ligji për listat e zeza amerikane”, por edhe ligje të tjera në sferën e arsimit, shëndetësisë, politikës sociale, ekonomisë e të tjerë.
Por, debat më të madh ka nxitur projektligji për masat restriktive që është hartuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Projektligji parashikon që shtetasit dhe kompanitë maqedonase që janë përfshirë në listat e zeza të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për shkak të korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, t’u nënshtrohen edhe sanksioneve apo ngritjes së hetimeve nga autoritetet vendase.
Propozimi ka ngecur në Komisionin parlamentar për çështje evropiane, pasi kryetari i saj Antonio Milloshoski, nga OBRM-PDUKM-ja opozitare kishte kërkuar debat publik para se ligji të kalojë në procedurë parlamentare për miratim.
Por, sipas tij, këtë pushteti nuk e ka bërë për shkak të lidhjeve që kanë me ish-prokuroren publike, Katica Janeva, dhe kryetarin aktual të Komunës së Strugë, Ramiz Merko, të cilët janë në mesin e zyrtarëve që janë të përfshirë në listën e zezë amerikane.
“Ministria e Drejtësisë dhe Prokurori Publik kishin mundësinë që të kërkojnë nga SHBA-ja të gjitha dëshmitë, materialet, informatat për të gjithë personat e listës së zezë. Por, pse këtë nuk e kanë bërë Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)? Këtë nuk e bënë pasi shumë njerëz në LSDM ende nuk i kanë fshirë fotografitë me Katica Janevën, sikur që shumë njerëz të BDI-së ende nuk i kanë fshirë fotografitë me Ramiz Merkon. Prandaj, këto dy parti bëjnë manipulime të ndryshme që të mos përballen me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka thënë Milloshoski.
Por, ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë se pas refuzimit të Milloshoskit ka arsye dhe ato duhet të bëhen të ditura për opinionin.
“Ne disa herë kemi kërkuar nga deputeti Antonio Milloshoski dhe cOBRM-PDUKM-ja që të mos e bllokojnë ligjin. Është e qartë se ata kanë ndonjë arsyeje për këtë bllokim, andaj edhe duhet t’i tregojnë shkaqet”, ka thënë Kovaçevski.
Nga Opozita e Bashkuar Shqiptare, që njihet si koalicioni VLEN, kanë thënë se lënia e projektligjit për masat restriktive në ditët e fundit të mandatit të përbërjes aktual të Kuvendit, “është bërë me qëllim, për të mos u miratuar dhe për të shpëtuar nga disa politikanë, me të cilët partitë në pushtet tashmë janë në koalicion parazgjedhor”.
Nga Prokuroria Publike kanë thënë se “nuk mund të ndajmë ndonjë informacione konkrete, duke pasur parasysh se Prokuroria Publike ndërmerr aktivitete, por se çfarë aktivitete dhe ndaj kujt, nuk mund t’i zbulojmë”.
Në listën e personave, të cilëve u ndalohet hyrja në SHBA, janë edhe ish- zëvendëskryeministri Koço Angjushev, biznesmeni kundërthënës, Orce Kamçev, ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
Në listën e zezë më herët ishin përfshirë edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-deputeti Xhevat Ademi, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, dhe të tjerë./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur