LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë miraton nevojën për huamarrje në FMN dhe BB

Kuvendi i Maqedonisë miraton nevojën për huamarrje në FMN dhe BB

Kuvedi ka miratuar nevojën që me procedurë të shkurtuar të miratohen projektligjet për huamarrje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar me linjë kreditore për kujdes dhe likuiditet, si për huamarrje të vendit për kredi nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, theksoi se “performancën e keqe ekonomike të Qeverisë e shohin institucionet financiare ndërkombëtare dhe bankat, prandaj huamarrja do të jetë jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe me normë interesi prej tetë për qind”.


“Këto ligje vijnë në një situatë shumë të keqe ekonomike, që është alarmante. Nga viti 2017 borxhi publik është rritur për tre miliardë euro, që do të thotë 600 milionë euro në vit. Në princip jemi kundër huamarrjes që vetëm ju dini ta bëni, pa masa të caktuara dhe pa vizion për të ecur përpara, sepse çmimin në fund do ta paguajnë qytetarët dhe mund të rrezikojë sigurimin e pensioneve, pagave, standardin studentor dhe të gjitha reagimet e qytetarëve.”, tha Koordinatori i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski.

Zëvendësministri i Financave Filip Nikoloski arsyetoi se pse Qeveria kërkon që këto ligje të miratohen me procedurë të shkurtuar.

“Mjetet nga linja e kredisë do të përdoren për të mbështetur buxhetin. Nga këto fonde është planifikuar të përdoren 84 milionë të drejta speciale ose 60% e kuotës që do të vihej në dispozicion pas miratimit të marrëveshjes nga bordi ekzekutiv i FMN-së plus 119 milionë të drejta të veçanta tërheqjeje ose 80% e kuotës në fund të rishikimit tëparë, ndërsa pjesa tjetër e linjës kreditore të ketë trajtim të kujdesit.”, tha zëvendësministri i Financave Filip Nikoloski.

Huamarrja nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore ka për qëllim financimin e Projektit për ndërtimin e institucioneve efektive, transparente dhe të përgjegjshme për menaxhimin e financave publike arsyetoi zv/ministri I financave Nikolovski.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori