LAJMI I FUNDIT:

Kushtojini vëmendje: Qe si sillet një djalosh që i mungon kujdesi i babait të tij

Kushtojini vëmendje: Qe si sillet një djalosh që i mungon kujdesi i babait të tij
GettyImages

Megjithëse duket se bëjmë gjithçka për fëmijët, ne mund t’i privojmë ata nga gjëja më e rëndësishme – vëmendja e pandarë e prindërve

Kur bëhet fjalë për djemtë, edhe pse ata zakonisht janë më të lidhur me nënën e tyre, roli i babait në jetën e tyre është po aq i rëndësishëm.

Nëse i mungon vëmendja e babait, do të shihet, dhe sipas Steve Bidalfit, një nga terapistët më të famshëm australian, këta janë treguesit kryesorë që djemve u mungon vëmendja e babait të tyre:

▪ mënyra agresive e sjelljes ndaj të tjerëve
▪ stili i mbivlerësuar mashkullor i sjelljes dhe interesimeve (pushkë, muskuj, kamionë – vdekje!)
▪ mënyra “arrogante” e sjelljes (murmuritje, mosinteresim në stil, unë jam mirë, gjithçka është e monotone)
▪ sjellje nënçmuese ndaj gjinisë femërore, njerëzve që janë homoseksualë ose që i duken të tillë, ndaj pakicave.

Mënyra agresive e sjelljes është një mënyrë në të cilën një djalë fsheh pasigurinë e tij. Për shkak se i mungojnë lavdërimet dhe respekti i burrave të moshuar, ai aktron forcën.

Rregulli është ky: nënçmoni dikë, para se t’ju nënçmojë tjetri. Nëse një djalë ka pak kontakte me babanë ose me burra të tjerë, atëherë ai me të vërtetë nuk di si të bëhet burrë.

Atij gjithashtu i mungon kontrolli mbi ndjenjat vetjake. Për shkak se ai kurrë nuk e ka parë se si bëhet ajo, ai nuk di si ta:

▪ zgjidhë konfliktin në një mënyrë dashamirëse
▪ flet lehtësisht me gratë dhe nuk sillet në mënyrë seksiste
▪ të shprehë respekt ose pikëllim, ose të thotë më fal, etj.

Një djalë i tillë ka vetëm dy burime nga të cilat ai merr idenë e tij për maskulinitetin – aktorët në filma dhe bashkëmoshatarët e tij.

Nëse idhulli i tij është Jean-Claude van Dam, nuk do ta ndihmojë shumë në përballje në jetën e përditshme.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori