LAJMI I FUNDIT:

“A i kushtoi egoja jote, jetë ukrainasve?” – Musk refuzon t’i përgjigjet gazetarit pas çaktivizimit të Starlink, që pengoi sulmin ndaj forcave ruse

“A i kushtoi egoja jote, jetë ukrainasve?” – Musk refuzon t’i përgjigjet gazetarit pas çaktivizimit të Starlink, që pengoi sulmin ndaj forcave ruse

Miliarderi Elon Musk ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të Sky News në lidhje me pretendimet se ai pengoi një sulm ukrainas ndaj anijeve luftarake ruse në Krime.

Biznesmeni pas SpaceX dhe X, i njohur më herët si Twitter, urdhëroi fshehurazi inxhinierët vitin e kaluar të mbyllnin rrjetin e komunikimit satelitor Starlink të kompanisë së tij pranë bregut të Krimesë për të parandaluar një sulm të fshehtë ukrainas mbi flotën detare të Rusisë, transmeton Telegrafi.


Forcat ushtarake ukrainase planifikuan të përdorin satelitët Starlink për një sulm me dron në një bazë detare ruse shtatorin e kaluar, por Musk nuk e lejoi atë.

Ukraina është mbështetur shumë në shërbimin e rrjetit satelitor Starlink, në pronësi të miliarderit, që kur nisi lufta në vitin 2022.

Musk konfirmon se kishte ndaluar një sulm të madh të ukrainasve ndaj forcave ruse
Lexo po ashtu Musk konfirmon se kishte ndaluar një sulm të madh të ukrainasve ndaj forcave ruse

Megjithatë, ai vazhdoi të pretendonte se megjithëse nuk i urdhëroi inxhinierët të fiknin sistemin satelitor, ai refuzoi lutjet e ukrainasve për ta ndezur atë.

Anijet ruse në fjalë ishin vendosur në Sevastopol të Krimesë, territori ukrainas i aneksuar nga rusët në vitin 2014.

Musk pohoi në X se nëse do të lejonte një gjë të tillë atëherë SpaceX do të ishte në mënyrë eksplicite bashkëpunëtor në një akt të madh lufte dhe përshkallëzimi konflikti.

Një zyrtar i lartë ukrainas i luftës e ka akuzuar atë se ka shkaktuar vdekjen e civilëve duke i mohuar aksesin në satelitët e tij.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, shkroi në Twitter: “Civilët, fëmijët po vriten. Ky është çmimi i një ‘kokteji’ injorance dhe egoje të madhe”.

Sky News e pyeti Muskun për pretendimet ukrainase kur mori pjesë në një takim në Autoritetin Federal të Aviacionit në Washington DC.

Ai nuk pranoi të përgjigjej kur u pyet nga gazetari i Sky News nëse injoranca dhe egoja e tij u kishin kushtuar jetë ukrainasve.

Musk gjithashtu nuk u përgjigj kur u pyet nëse e vlerësonte përshkrimin që ia bëri presidenti rus Vladimir Putin si i “i jashtëzakonshëm”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Lojëra
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Sa duhet të shqetësohemi me inteligjencën artificiale?

Sa duhet të shqetësohemi me inteligjencën artificiale?

Teknologji
Kalo në kategori