LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e PD-së

Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e PD-së

Gjykata Kushtetuese shqyrton të martën, ora 10:00, kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen antikushtetues të ligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si ligji i Vettingut. Gjithashtu, ankimimi i opozitës, i depozituar më 5 tetor, kërkon dhe pezullimin e ligjit, deri në marrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës.

Në seancën e sotme pritet që PD dhe Kuvendi të paraqesin argumentet ‘pro’ dhe ‘kundër’ ligjit në fjalë, i miratuar me 30 gusht ne parlament, vetëm me votat e maxhorancës.


Megjithatë, nuk pritet të ketë një vendim përfundimtar, para ardhjes se Opinionit të Komisionit të Venecias, të cilit i është drejtuar për marrje mendimi Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit më 25 tetor vendosi të pezullojë zbatimin e ligjit të Vettingut, duke çuar praktikisht në bllokimin e reformës në drejtësi.

Kjo Gjykatë, iu drejtua me pas Komisionit të Venecias për t’i dhëne një opinion nëse ligji është ose jo në përputhje me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ligji i Vettingut, i asistuar gjerësisht nga misionet ndërkombëtare të drejtësisë, OPDAT dhe EURALIU-s, konsiderohet si thelbi i gjithë procesit të reformës në drejtësi, pasi synon rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe verifikimin e pasurive të tyre, me qëllim largimin nga sistemi të personave të korruptuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Politikë
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Lajme
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Lajme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Kronika e Zezë
Kalo në kategori