LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja hedh poshtë ankesën e deputetit Etem Arifi

Kushtetuesja hedh poshtë ankesën e deputetit Etem Arifi

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e deputetit Etem Arifi, i cili i është drejtuar për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, lidhur me dënimin për mashtrim me subvencione.

“Parashtruesi i kërkesës kërkoi nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme duke theksuar se: “Jemi afër datës e cila është caktuar që Parashtruesi të paraqitet në institucionin korrektues për mbajtjen e dënimit, e që është 04.05.2020. Caktimi i masës së përkohshme nga ana e Gjykatës Kushtetuese është i domosdoshëm dhe me rëndësi jetike për Parashtruesin e kërkesës”. Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme”, thuhet në njoftim.


Ky është njoftimi i plotë i Kushtetueses:

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml. nr. 380/2019], të datës 30 janar 2020, me të cilin ishte refuzuar si e pabazuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e parashtruesit të kërkesës, ushtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë [PKR.nr.740/2016], të datës 20 prill 2018 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [PAKR.nr.328/19], të datës 20 gusht 2019.

Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktgjykimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat e tij, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Parashtruesi i kërkesës kërkoi nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme duke theksuar se: “Jemi afër datës e cila është caktuar që Parashtruesi të paraqitet në institucionin korrektues për mbajtjen e dënimit, e që është 04.05.2020. Caktimi i masës së përkohshme nga ana e Gjykatës Kushtetuese është i domosdoshëm dhe me rëndësi jetike për Parashtruesin e kërkesës”.

Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 27 [Masat e përkohshme] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori