LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja ende po e shqyrton vendimin për rritjen e pagave të qeverisë Haradinaj

Kushtetuesja ende po e shqyrton vendimin për rritjen e pagave të qeverisë Haradinaj

Vendimi i marr nga kryeministri Ramush Haradinaj për rritjen e pagave të kabinetit të tij qeveritar, ngjalli debat në Kuvendin e Kosovës ashtu edhe në opinion.

Lidhur me këtë, tash e më shumë se një muaj deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Ramush Haradinajt për rritjen e pagave të gjithë kabinetit të tij.


Mirëpo Kushtetuesja ende nuk ka dhënë asnjë vendim për këtë, duke thënë se lënda vazhdon të jetë në shqyrtim. Kështu ka thënë për Telegrafin drejtori i zyrës për komunikim dhe informim i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula .

“Kjo lëndë është ende duke u shqyrtuar dhe Gjykata nuk ka marrë vendim”, ka thënë Dula.

Ndërkaq sot seanca e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër në mungesë të kuorumit pasi që nuk është arritur të votohen rekomandimet e partive opozitare të dala pas debatit të zhvilluar në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj rreth vendimit të tij për ngritjen e pagave për veten dhe kabinetin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin

Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin

Lajme
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Kalo në kategori