LAJMI I FUNDIT:

Kushtet e pafavorshme për ngasje dhe mungesa e pajisjeve, 40 vetura humbin kontrollin (Video)

Kushtet e pafavorshme për ngasje dhe mungesa e pajisjeve, 40 vetura humbin kontrollin (Video)

Javën e fundit të vitit 2017, disa udhëtarë që po lëviznin nëpër Miçigan të Shteteve të Bashkuara e kaluan shumë keq.

Rruga me borë dhe ngrica, si dhe mjegulla që kishte dobësuar dukshmërinë, ka bërë që 40 vetura të dalin nga kontrollin, transmeton Telegrafi.

Përveç kushteve atmosferike, disa prej tyre nuk i kishin gomat për stinën e dimrit, teksa asnjë prej tyre nuk i kishte vënë zinxhirët e domosdoshëm.

Megjithëse makinat pësuan dëme të konsiderueshme, askush nuk ka marrë ndonjë lëndim të madh, ndërsa tre persona është dashur të shtrihen në spital, për trajtim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/