LAJMI I FUNDIT:

Me kushte të posaçme fillojnë me punë ordinancat stomatologjike në Maqedoni

Me kushte të posaçme fillojnë me punë ordinancat stomatologjike në Maqedoni

Pas 44 ditëve, respektivisht një muaj e gjysmë, ordinancat stomatologjike fillojnë me punë.

Kjo vjen pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive. Në web-faqen e Odës së stomatologëve është publikuar komunikimi i Fondit për Sigurim Shëndetësor, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pas rekomandimit të Komisionarit për Sëmundje Infektive, nga 13.05.2020 të gjitha ordinancat stomatologjike fillojnë me punë”, thuhet në njoftimin nga Fondi për Sigurim Shëndetësor.

Nga FSSH thuhet se ordinancat duhet të punojnë me regjim të posaçëm duke respektuar protokollet dhe udhëzimet për punë në kushte kur ende ka rrezik për infektim nga Covid-19.

“Gjatë hyrjes në ordinancë duhet të ketë peshqir për dezinfektimin e këpucëve, të ketë dezinfektues për duart. Pacientët që do të shkojnë te dentisti do të duhet t’i lënë gjërat që nuk mund të dezinfektohen në vendin ku pritet e ku maksimum 2 persona mund të presin rend. Duhet të mbahet pajisje mbrojtëse gjatë hyrjes në ordinancë, dhe të kontrollohet temperatura e pacientit pa termometër kontaktues. Pacienti duhet të përgjigjet në pyetësorin epidemiologjik që ia parashtron stomatologu, dhe më pas i njëjti do të vendos nëse do të bëhet intervenim. Terminet stomatologjike duhet të caktohen me telefon”, thuhet në fund të njoftimit të FSSH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori