LAJMI I FUNDIT:

Kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Pejës, këta janë kandidatët e mundshëm

Kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Pejës, këta janë kandidatët e mundshëm

Zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, kanë bërë që partitë politike që nga tash të nisin përgatitjet nëpër komuna. Këto zgjedhje pritet të sjellin gara interesante në shumë komuna, e veçanërisht në shtatë komunat e mëdha të Kosovës.

Përveç Prishtinës, garë interesante pritet të jetë edhe në Pejë, shkruan Telegrafi.

Në garë për të marrë mandatin katër vjeçar për të udhëhequr me këtë komunë, deri tash janë përfolur Gazmend Agusholli nga LVV, Gazmend Muhaxheri nga LDK dhe Arbër Tolaj nga AAK, kurse nga PDK-ja ende nuk dihet se kush do të jetë kandidatë, edhe pse janë përfolur disa emra.

Gazmend Agusholli, kandidat i LVV-së për kryetar të Pejës
Lexo po ashtu Gazmend Agusholli, kandidat i LVV-së për kryetar të Pejës

Nga PDK-ja është përfolur emri i deputetit Xhavit Halitit, por i njëjti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk do të jetë kandidat.

“Jo, unë nuk jam kandidat. Sa i përket kandidaturave tjera jemi në kuadër të diskutimeve dhe propozimeve nga nëndegët, ashtu siç jemi të hapur për kandidaturat e mundshme personale”, u shpreh Haliti.

Ndryshe deri më tash vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar kandidaturën e Arbër Tolajt për kryetar të Pejës.

Kandidaturën e tij e bëri të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Arbër Tolaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës
Lexo po ashtu Arbër Tolaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës

“Dr. Arbër Tolaj i lindur e i rritur në Pejë, me karrierë të suksesshme në sektorin e shëndetësisë, ka qenë deputet i Aleancës dhe anëtar në Kryesinë qendrore të saj. Emërimi i tij, me një unitet të paparë më herët në radhët e strukturave, të cilat u besatuan në përkrahje të pa rezervë ndaj tij, kthen shpresën se Peja do të ketë një udhëheqje që e meriton”, kishte shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se më herët nga AAK-ja ishte caktuar kandidat Arbër Grabovci, por i njëjti është tërhequr nga kjo kandidaturë për arsye personale.

Telegrafi më poshtë ua sjellë një profil të shkurtër të  kandidatëve të mundshëm për kryetar të Pejës:

Gazmend Agusholli është mjek stomatolog me profesion.. Ka qenë ushtar i UÇK-së. Ka qenë prej themeluesve dhe kryetar i partisë ORA në Pejë.
Në një mandat ka qenë edhe nënkryetar i Komunës së Pejës dhe nënkryetar i AAK-së në Pejë.

Gazmend Muhaxheri aktualisht është kryetar i komunës së Pejës. Mandatin e parë e mori në zgjedhjet e 2013, ku pastaj sërish u zgjodh kryetar në 2017.
Muhaxheri është edhe nënkryetar i LDK-së në nivel qendror.

Arbër Tolaj është Specialist i Kirurgjisë Ortopedike dhe Traumatologjisë. Ishte drejtor i Klinikës së Ortopedisë në QKUK. Në vitet 98/99, ai u rreshtua si mjek lufte në radhët e UÇK-së, për të vazhduar më tej me misionin e njëjtë edhe në UÇPMB. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori