LAJMI I FUNDIT:

Kush do ta zëvendësojë Liz Truss?

Kush do ta zëvendësojë Liz Truss?

Dorëheqja e Liz Truss paraqet goditje të fuqishme për partinë, që nën udhëheqjen e Boris Johnsonit fitoi besimin e qytetarëve në zgjedhjet e vitit 2019.

Me procedurë të përshpejtuar do të mbahen zgjedhjet e reja për lidership, kurse Truss paralajmëron se pasuesi do të zgjidhet në një afat prej një jave, transmeton Telegrafi.


Në mesin e personave që do të mund të kandidonte janë Rishi Sunak dhe Penny Mordaunt, kundërkandidatë që në zgjedhjet e fundit humbën nga Truss, por edhe Jeremy Hunt, ministri aktual i Financave që zëvendësoi Kwartengun.

Rikthimi potencial i Boris Johnsoni në politikë është hedhur poshtë, e disa prej këshilltarëve të Johnsonit javëve të fundit kanë pretenduar se largimi i tij ka qenë gabim.

Kujtojmë që para pak çastesh Liz Truss ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministres si dhe ai i Partisë Konservatore, e dorëheqja e saj erdhi në ditën kur ajo i mbushi 45 ditë që po ushtronte këtë funksion. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori