LAJMI I FUNDIT:

Kush janë prindërit e DiCaprios, çifti hipi që e përgatiti atë për sukses në Hollywood

Kush janë prindërit e DiCaprios, çifti hipi që e përgatiti atë për sukses në Hollywood
(Foto: People/REX/Shutterstock)

Leonardo DiCaprio i konsideron prindërit e tij, George dhe Irmelin, më meritorët për suksesin e tij duke theksuar se stili i jetës së tyre jokonvencionale ndikoi në formimin e personalitetit të tij dhe karrierës së aktrimit.

Hamshori hollivudian është jashtëzakonisht i afërt me të dy prindërit Irmelin Indenbirken dhe George DiCaprio, ndërsa nëna e tij shpesh vjen në qendër të vëmendjes si një shoqëruese e aktorit në ngjarje të ndryshme dhe ceremoni çmimesh. Megjithatë, babai i tij luajti rolin më të rëndësishëm kur erdhi puna për të zgjedhur profesionin e djalit të tij.


George ishte një artist i performancës dhe shpërndarës i librave komikë, derisa Leo rritej. Në anën tjetër, nëna e tij është aktore dhe producente gjermane.

Edhe pse ajo dhe George u shkurorëzuan kur aktori ishte vetëm njëvjeçar, Leo ka treguar se të dy prindërit e rritën atë në një mjedis që mund të konsiderohet “farefisnor”.

Jo vetëm që babai i dha këshilla, besim dhe mbështetje në karrierën e tij, por që në moshë të re, ai e ekspozoi ndaj një game të gjerë njerëzish dhe mënyrave të jetesës.

DiCaprio u rrit në një mjedis të pazakontë me prindërit e tij të cilët dikur i përshkroi si “bohem në çdo kuptim të fjalës”.

“Në rininë time, isha i ekspozuar ndaj subkulturës më të egër të hipit, së bashku me komikët Fabulous Freak Brothers, Zap dhe Weirdo”, ka rrëfyer Leonardo për USA Weekend në vitin 2010.

George gjithashtu e merrte djalin në koncerte të muzikës rok që është edhe ndër kujtimet më të hershme të fëmijërisë së aktorit.

Kur DiCaprio ishte 20 vjeçar, ai u bë mjaft i famshëm jo vetëm për rolet e shumta në shfaqjet televizive, por edhe për rolet e tij në filmin “What’s Eating Gilbert Grape” dhe “The Basketball Diaries”.

Pjesë e suksesit të Leonardos ka qenë gjithmonë zgjedhja e skenarëve që e sfiduan atë si aktor ose kishin një histori bindëse, në krahasim me kapjen e parave ose emrave të mëdhenj, ndërsa George luajti një rol të madh në atë vendimmarrje.

Babai ishte zakonisht ai që lexonte skenarët për djalin e tij, duke vendosur se cilët do t’i shqyrtonin. George do ta inkurajonte të ndiqte projekte të caktuara në vend të të tjerëve. Babai gjithashtu formoi pikëpamjen e përgjithshme të djalit të tij për botën.

“Ne mendojmë se ai është në fakt një jashtëtokësor, i lidhur në një mënyrë tjetër nga ne. Diçka po ndodh brenda tij që ne nuk e kuptojmë”, ka theksuar George për djalin e tij.

Në janar të viti 2016, Leo i tha The Telegraph se ishte “plotësisht borxhli ndaj prindërve të tij në çdo mënyrë” dhe më parë i kishte zbuluar për Access Hollywood se “nuk do të kishte bërë asgjë nga këto nëse nuk do të ishin prindërit e tij”.

Një falënderim i veçantë për nënën, për të cilën DiCaprio ka thënë: “Ajo e mbështeti këtë fëmijë të vogël, i cili në moshën 12 vjeçare tha: ‘Unë dua të bëhem aktor’, gjë që është qesharake, dhe ajo më çoi në të gjitha ato audicione, ajo është arsyeja e vetme që unë mund të punoj atë që bëj”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori