LAJMI I FUNDIT:

Kush ishte Lavdrim Muhaxheri? (Video,+18)

Kush ishte Lavdrim Muhaxheri? (Video,+18)

Lavdrim Muhaxheri në vitet e fundit ka qenë njëri prej eksponentëve të njohur të të ashtuquajturit Shteti Islamik – ISIS.

Ai ka vite që ka qenë në vijat e frontit, bashkë me pjesëtarë të tjerë të këtij grupi terrorist.


I njohur si “Kasapi i Ballkanit”, ai ka bërë thirrje disa herë përmes rrjeteve sociale ndaj të rinjve që të bashkohen me ISIS në Siri dhe të luftojnë atje.

Por që ka pasur raste kur “Abu Abdullah al Kosova” – emri me të cilin ai është identifikuar në grupin terrorist është shfaqur nëpër fotografi e video duke prerë madje edhe koka njerëzish, por edhe raste duke vrarë civilë me armë të rënda – antitank, njofton Klan Kosova.

Po ashtu ai vite më parë kishte kërcënuar shtetet shqiptare se do të sulmoheshin nga ISIS dhe këtë thirrje e kishte bërë përmes së videos së njohur “Ditë të zeza do të vijnë për ju” bashkë me shqiptarin tjetër Ridvan Haqifi.

Më pastaj është raportuar se Muhaxheri bashkë me pjesëtarë të tjerë të ISIS nga Kosova kishin mësyrë Kosovën me 300 veta, për çka institucionet e sigurisë ishin vënë në alarm.

Lavdrim Muhaxheri ka qenë prijës i shqiptarëve në ISIS, por që ishte kthyer edhe në njeriun më besnik të kreut të kësaj organiztae – Abu Bakr al-Babhdadi.

Ka pasur raste, kur është raportuar se Muhaxheri edhe është vrarë, por që më pas bëhej “i gjallë” duke u rishfaqur në video të ndryshme.

Vite më parë “Kasapi nga Kaçaniku” kishte dalë publikisht duke shqyer pasaportën e Kosovës.

E këtë të enjte, familjarë të tij, kanë konfirmuar se ai është vrarë gjatë një ofensive të Forcave Amerikane kundër caqeve të ISIS.

Është vëllai i tij që ka treguar përmes Facebook se Lavdrimi është vrarë.

“Selam alejkum vllazën ju njoftojm se vllau jem Lavdrimi ka ra shehid inshAllah Allahu e past pranu në mesin e shedihan tpejgamberve e njerëzve të mië. Amin”, ka qenë postimi i së enjtes i vëllait të tij – Bajram Muhaxherit.

Më poshtë mund të shihni disa prej videove të shfaqura nëpër internet ku shihet Lavdrimi Muhaxheri.

Kujdes pamjet janë të rënda!