LAJMI I FUNDIT:

Kush është princi i Johor që dëshiron të blëjë Valencian: Pasuri 750 milionë euro, aeroplan të artë, klub futbolli e gjithçka tjetër

Kush është princi i Johor që dëshiron të blëjë Valencian: Pasuri 750 milionë euro, aeroplan të artë, klub futbolli e gjithçka tjetër

Princi i Johor, Tunku Ismail ibni Sultan Ibrahim, është një personazh relativisht i njohur brenda klubit të Valencias që kur Peter Lim bleu klubin në vitin 2014.

Sidoqoftë, ai doli në skenë të hënën kur në rrjetet sociale filloi të flas hapur për planin e tij për të blerë Los Che.


Aktualisht 36 vjeç, princi është më i madhi nga pesë fëmijët e Sulltan Ibrahim ibni Almarhum Sulltan Iskandar, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 750 milionë euro, sipas Forbes.

Princi i Johor do të trashëgojë një rezidencë luksoze ‘The Flintstones’, me pamje nga deti, një far nëntë katësh dhe 17 dhoma, përfshirë edhe dy apartamente perandorake.

Ndërkohë, sulltani zotëron gjithashtu një Boeing 737 me vlerë më shumë se 90 milionë euro dhe i pikturuar në ngjyrë të artë, me një kapacitet prej 30 vendesh, kuzhina, sallone dhe dushe.

Djali i tij ka pikturuar pjesën e brendshme të një helikopteri në të njëjtën ngjyrë, por avioni i tij privat është më diskret si nga përmasat ashtu edhe nga ngjyra.

Armët dhe disiplina ushtarake janë një nga pasionet e princit, siç mund të shihet në disa nga imazhet që ai ndan në rrjetet e tij sociale.

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë, ndërsa ka një pasion të madh për futbollin.

Në fakt, si president i Federatës së Futbollit të vendit të tij, ai urdhëroi ndërtimin e një stadiumi mbresëlënës për 40,000 spektatorë që kushtonte rreth 200 milionë euro.

Princi gjithashtu zotëron klubin Johor Darul Takzim FC (Johor Tigers), ekip i cili paraqitet në Superligën e Malajzisë, ndërsa vite më parë kishte nënshkruar edhe me ish-yllin e Valencias, Pablo Aimar.

Në verën e vitit 2016, një ekspeditë e disa lojtarëve të Valencias, përfshirë emra si Jaume Domenech, Santi Mina dhe Paco Alcacer , u ftuan të merrnin pjesë në stërvitje me skuadrën e tij.

Lojtarët e Los Che ishin të impresionuar me fushën e stërvitjes së ekipit.

Ndërkohë, sipas Cadena SER, princi ishte ftuar një herë në Barcelonë për një udhëtim ku iu ofrua një suitë luksoze me 10,000 euro nata, por e refuzoi ofertën sepse nuk i pëlqente. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori