LAJMI I FUNDIT:

Kush është Dua Lipa, ku i mori hapat e parë të muzikës dhe sa Brit Awards i ka fituar? Shumëçka rreth karrierës së këngëtares shqiptare

Kush është Dua Lipa, ku i mori hapat e parë të muzikës dhe sa Brit Awards i ka fituar? Shumëçka rreth karrierës së këngëtares shqiptare
LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 21: *** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018*** Dua Lipa attends The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England. (Photo by John Phillips/Getty Images)

Dua Lipa ka bërë një vend në industrinë e muzikës ndërsa kulmin e ka arritur duke fituar disa çmime në Brits 2018.

Si e bë pjesë e industrisë, sa shpejt arriti suksesin e saj dhe kush qëndron pas karrierës muzikore të shqiptares? Më poshtë mund t’i gjeni disa gjëra rreth 22-vjeçares.


Kush është Dua Lipa? Cila ishte jeta e saj e hershme?

Dua Lipa lindi në Londër më 22 gusht 1995 dhe shkoi në shkollën “Sylvia Young Theatre School” para se të zhvendosej në Kosovë me familjen në vitin 2008.

Ajo vjen nga familje muzikantësh pasi i ati i saj, Dukagjin Lipa është një ndër këngëtarët më të suksesshëm të rokut shqiptar.

Duke u kthyer në Britani të Madhe në moshën 16 vjeçare, ajo filloi të punonte si modele dhe u përpoq të fillonte karrierën si këngëtare.

Duke shfrytëzuar YouTuben si një platformë muzikore që nga mosha 14 vjeçare, ajo u bë e njohur për “coverat” që publikonte para se të arrinte një marrëveshje me një kompani muzikore.

Cila ka qenë karriera e gjertanishme e Dua Lipës?

Në vitin 2015 arriti marrëveshje me Warner Bros. Records, ku debutoi me këngën “New Love” ndërsa filloi të punojë në albumin debutues.

Kënga e saj e dytë i solli suksesin e vërtetë anembanë Evropës, duke e renditur në top listave botërore.

Megjithatë, shpërthimi i saj i madh ishte me këngën “Hotter Than Hell”, i cili u bë një hit i vërtetë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA. Më 21 prill të vitit 2017, Dua publikoi këngën “Lost in Your Light”, ku bashkëpunoi me Miguel.

Ajo më në fund publikoi albumin e parë në karrierë, i cili u titullua sipas emrit të saj, në qershor të vitit 2017 – pasi data e nxjerrjes në shitje u shty disa herë.

Përpara nxjerrjes në shitje, Dua zbuloi temat e albumit që bazohen në pikëpamjet e saja personale për dashurinë, seksin dhe vetë-fuqizimin e femrës.

Lipa ka dorë në shkrimin e teksteve të çdo kënge, përveç të parit, kështu që ajo ka dhënë zemrën dhe shpirtin për këtë album.

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin dhe Dua Lipa shkruan së bashku këngën finale të albumit, Homesick.

Në fillim të dhjetorit, u zbulua se Dua Lipa ishte femra më e transmetuar në Spotify në Britani të Madhe, ku ka lënë pas yjet e tilla, si Beyonce dhe Taylor Swift.

Ajo mori dy çmime në Brit Awards 2018 dhe ishte pjesë e grupit të shfaqjeve në këtë ngjarje magjepsëse.

Cilat janë hitet më të mëdha të Dua Lipës?

Be the One

Last dance

Hotter than hell

Blow Your Mind (Mwah)

Scared to Be Lonely

Lost in Your Light

New Rules

Homesick

IDGAF

A është “singe” Dua Lipa?

Sa më shumë që bëhej më e njohur për muzikën e saj, Dua gjithashtu u përfol për lidhjet romantike duke e lidhur me muzikantët e listës A.

Bukuroshja zbuloi personalisht se u nda me këngëtarin Paul Klein.

Dua dhe Paul, që është pjesëtar i rok grupit, LANY, u njoftuan pas takimit në koncerte britanike të verës në Hyde Park të Londrës dhe kaluan Krishtlindjet së bashku në kryeqytetin britanik.

Por romanca e tyre dështoi muaj më parë dhe më 22-vjeçarja sërish thuhet se ka filluar romancën me modelin e famshëm Isaac Carew, të cilin e ka kishte të dashur për dy vjet deri në shkurt të vitit 2017.

Dua gjithashtu thuhej se në një moment ka pasur një romancë disaditore me Harry Stylesin, por kjo asnjëherë nuk u konfirmua.

Çfarë fitoi Dua Lipa në Brit Awards 2018 dhe kë e solli me veti në skenë?

Dua Lipa mori çmimin e parë të mbrëmjes, duke u zgjedhur si “Këngëtarja më e mirë femër britanike” në Brit Awards 2018.

Ajo la pas në këtë kategori Jessie Ware, Kate Tempest, Laura Marling dhe Paloma Faith.

Dua fitoi edhe çmimin e dytë, atë të “Artisja e re më e mirë britanike”, ku në konkurrencë ishte edhe Dave, J Hus, Loyle Carner dhe Sampha.

Për fitore, Dua solli në skenë vëllanë e vogël, Gjinin si dhe motrën, Rinën sepse ajo tha se besonte në magji dhe në ëndrra dhe se këtë dëshironte ta përjetonin edhe familjarët e vetë nga dora e parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori