LAJMI I FUNDIT:

Kush e ka unazën më të shtrenjtë të fejesës: Meghan Markle, Kate Middleton apo Mbretëresha e Britanisë së madhe?

Kush e ka unazën më të shtrenjtë të fejesës: Meghan Markle, Kate Middleton apo Mbretëresha e Britanisë së madhe?

Pjesëtaret e Familjes mbretërore me krenari bartin unazat e veta të fejesës të stolisura me safirë, brilante dhe diamante.

Ato janë pronare të unazave më të shtrenjta të fejesave, ndërkaq çmimet janë marramendëse, transmeton Telegrafi. Pra, cila është pronarja e unazës më të shtrenjtë?


Princesha Eugenie

Unaza e saj ka safir i cili është i rrethuar me 10 brilante të skalitura mirë dhe me dy copë diamante të cilat janë të radhitura rreth safirit. Safiri të cilin ajo e bart është unik dhe quhet “padparadshcha” dhe ka përzierje të ngjyrës së kuqe dhe të verdhë, midis rubinit dhe safirit të verdhë.

Është shumë i rrallë dhe shumë i shtrenjtë, andaj unaza e saj kushton 100.000 funte apo 114.000 euro.

Dukesha e Yorkut, Sarah

Princi Andrew është fejuar me Sarah Fergusonin në vitin e largët 1986 dhe me atë rast në dorën e saj ka vënë unazën me rubinin e rrallë birmanez të rrethuar me 10 diamante të stolisura mirë, vlera e së cilës ishte prej 150 deri në 200 mijë funte.

Mbretëresha Elizabeth II

Princi Philip vetë ka dizajnuar unazën, të cilën ia ka dhuruar Mbretëreshën Elizabeth me rastin e fejesës. Është punuar në Londër dhe përmban një diamant të madh i cili është vënë në platin dhe ka 5 diamante të vogla të vëna përreth.

Diamanti është marrë nga kurora e cila i ka takuar nënës së Princit Philip dhe Princeshës greke Alice. Unaza dallon nga unazat moderne të cilat kanë gurë me ngjyrë dhe kushton 200 mijë funte apo afro 230 mijë eurosh.

Meghan Markle, Dukesha e ardhshme

Bota e ka pritur mirë lajmin për fejesën e Princit Harry dhe aktores Meghan Markle, e cila është bërë pronare krenare e unazës të cilën për të e ka dizajnuar vetë Harry, i cili me atë rast ka përdorur diamante të nënës së tij të ndjerë.

Në mes ka diamantin e madh nga Botswana dhe kushton 250 mijë funte që është diç më pak se 300 mijë euro.

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, dhe princesha Diana

Princi Charles i ka dhuruar Dianës unazën e fejesës të cilën ajo vetë e ka zgjedhur dhe e cila ngjason me unazën e fejesës së nënës së saj. Princi William i ka kërkuar fejesën Kate-s me të njëjtën unazë të cilën e ka bartur nëna e tij, të cilën ai dhe Harry e kanë trashëguar pas vdekjes së saj tragjike në vitin 1997.

Safiri i kaltër prej 12 karatësh nga Sri-Lanka është vënë në unazë prej 19 karatësh të arit të bardhë. Është interesant që kjo nuk është e dizajnuar posaçërisht për unazë siç është rasti me të tjerat, por është unazë e prodhimit masiv e cila në kohën kur është blerë për Dianën ka mundur ta blinte kushdo. Sot kjo unazë vlen 300 mijë funte ose afro 350 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori