LAJMI I FUNDIT:

Kush bën pjesë në kabinetin e kryeministrit të ri britanik Rishi Sunak

Kush bën pjesë në kabinetin e kryeministrit të ri britanik Rishi Sunak

Kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak ka kompletuar kabinetin qeveritar duke emëruar dhe rimëruar ministra në qeverinë e Britanisë së Madhe.

Përditësimet po vijnë shpejt gjersa kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak vazhdon riorganizimin e kabinetit në ditën e parë në detyrën e lartë.


Skynews ka publikuar listën e ministrave dhe dikastereve të ndryshme qeveritare duke përfshirë edhe Victoria Prentis, e cila u emërua Prokurore e Përgjithshme.

Dominic Raab është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë.

Jeremy Hunt ka mbajtur detyrën si Kancelar i Thesarit gjersa Suella Braverman është kthyer si ministre e Brendshme.

James Cleverly do të qëndrojë si ministër i Jashtëm ndërsa Ben Wallace mbetet ministër i Mbrojtjes.

Grant Shapps është bërë ministër i Ekonomisë, raporton skynews.

Steve Barclay, ish-shefi i stafit të Boris Johnson, është emëruar ministër i shëndetësisë.

Therese Coffey është emëruar si ministre e re e Shtetit për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale.

Mel Stride ka marrë rolin e ministres së Punës dhe Pensioneve.

Gillian Keegan është emëruar ministre e Shtetit për Arsimin.

Michelle Donelan u riemërua ministër i Kulturës, Sport dhe Media.

Robert Jenrick u emërua ministër për Emigracionin.

Kemi Badenoch mban pozitën e ministres së Tregtisë Ndërkombëtare dhe bëhet ministre për Gratë dhe Barazi.

Mark Harper u bë ministër i Transportit.

Andrew Mitchell emërohet ministër i Zhvillimit.

Johnny Mercer rikthehet në postin e ministrit të Veteranëve.

Tom Tugendhat është ministër i Sigurisë.

Sir Gavin Williamson është emëruar ministër pa portofol.

Chris Heaton-Harris është ministër për Irlandën e Veriut.

Alister Jack mbetet ministër për Skocinë.

David TC Davies u emërua ministër për Uellsin.

Michael Gove është kthyer si sekretar i nivelit të lartë.

Lord True do të qëndrojë si udhëheqës i Dhomës së Lordëve.

Oliver Dowden është bërë kancelar i Dukatit të Lancasterit.

Penny Mordaunt u riemërua udhëheqëse e Commons.

Jeremy Quin është master i përgjithshëm dhe ministër i zyrës së kabinetit.

John Glen tani Kryesekretar i Thesarit.

Victoria Prentis emërohet Prokurore e Përgjithshme.

Nadhim Zahawi u emërua kryetar i Partisë Konservatore pas largimit të Liz Trussit.

Kjo e fundit ka dhënë dorëheqje edhe prej postit të kryeministres britanike pas disa skandaleve dhe mos përmbushjes së agjendës ekonomike të shtetit. /Telegrafi/