LAJMI I FUNDIT:

Kurti: VV do ta votojë Ligjin për ushtrinë, Qeveria dështoi në agjendën evropiane

Kurti: VV do ta votojë Ligjin për ushtrinë, Qeveria dështoi në agjendën evropiane

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për medie, ka thënë se qeveria e vendit ka dështuar në liberalizimin e vizave dhe luftimin e korrupsionit.

“Kosova njihet qe i ka ligjet e mira por ato mbeten vetëm në letër. Si bëhet që Kosova ka kaq shumë korrupsion dhe ministrat e drejtësisë nuk u shkarkuan. Ne kemi ministër të drejtësisë por s’kemi drejtësi. Para një dekade presidenti i sotëm patë premtuar liberalizim të vizave. Ndërkaq Haradinaj premtoi liberalizim për tre muaj. Që të gjithë këta janë gënjeshtar e mashtrues, e asnjëri prej tyre nuk jep dorëheqje, populli e shteti ynë nuk i meriton këta”, tha Kurti.

“ShBA dhe BE dëshirojnë një të ardhme të ndritur për kosovarët të bazuar në shtetin e së drejtës. Së fundmi Parlamenti Evropian miratoi rezolutën për Kosovë, ku është thënë: ‘shprehim shqetësimin për mos financimin e drejtësisë në Kosovë’. Me fjalë të tjera ky koalicion jo vetëm që s’e ka luftuar krimin e korrupsionit, por ka kapur të gjitha ndërmarrjet publike. Ende nuk ka arritur të ketë asnjë aktgjykim të formës së prerë për profilet e larta, faji është tek ky koalicion qeverisës. Para dy vitesh Reshat Millaku ka thënë që për hir të liberalizimit të vizave i ka ngrit 23 aktakuza për keqpërdorim të detyrës nga zyrtarë të lartë, këta këtë e kanë bërë për liberalizim e jo për drejtësi e shtet. Përgjegjësia duhet të ketë një emër e një adresë”, tha Kurti, raporton Ekonomia Online.

Kurti vitin 2018 e quajti vit të dështuar drejt Bashkimit Evropian.

“Ky koalicion dështoi në agjendën evropiane duke mohuar krejtësisht lëvizjen e lirë të qytetarëve. Koalicioni qeverisës pat premtuar që do të aplikojë dhe do ta marrin vendin e anëtarit në Bashkimin Evropian. Viti 2018 shënoi edhe humbjen e një viti tjetër për lëvizje të lirë. Sot vendi ynë është në krizë të thellë politike dhe paralizim të institucioneve”, tha ai.

Ai tutje ka deklaruar se Vetëvendosje do ta votojë projektligjin për ushtrinë.

“Ne do të votojmë për ushtrisë së Kosovës kurdo që të vije në kuvend. Është për të ardhur keq që buxheti i ndarë për ushtrinë është 58 milionë euro”, tha ai.

Avni Zogiani nga Vetëvendosje tha se mosliberalizimi i vizave dhe rënia e Kosovës në arenën ndërkombëtare janë pasoja të korrupsionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori