LAJMI I FUNDIT:

Kurti tregon pse dështoi takimi me Vuçiqin në Bruksel

Kurti tregon pse dështoi takimi me Vuçiqin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se takimi që ishte paraparë të mbahej këtë muaj në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është anuluar me kërkesë të palës serbe.

Sipas tij, Serbia po ikë bisedimeve për shkak se po e vonon konstituimin e institucioneve të saja, me qëllim që të mos i vendosë sanksione Rusisë.


“Faktori kryesor pse ata po i ikin bisedimeve është për shkak se po e vonojnë konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë sepse nuk duan t’i vënë sanksione Rusisë. Ata duam të qëndrojnë të ulur në 3-4 karrige njëkohësisht”, u shpreh Kurti në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai tutje tha se Kosova dëshiron dialog për marrëveshje e cila në parim është e qartë.

“Marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve e cila në qendër ka njohjen reciproke. Këtë e thotë Shtëpia e Bardhë, Berlini zyrtar dhe Brukseli në Parlamentin Evropian. Tash Beogradi është në siklet. Por, ky siklet nuk është i yni”, u shpreh kryeministri.

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, dje deklaroi Kosova dhe Serbia janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për personat e pagjetur gjatë luftës së fundit.

E lidhur me këtë, Kurti tha se është e nxituar të thuhet se dy palët janë afër arritjes së kësaj marrëveshje.

Ai tha se janë disa çështje që kanë ngelur pa darkodim dhe përmendi një dallim kryesor që tha se ekziston – emërimi i personave të zhdukur gjatë luftës.

Sipas tij, Beogradi zyrtar insiston të quhen vetëm persona të zhdukur, ndërsa Kosova insiston në emërtimin të zhdukur me dhunë.

“Besoj se është pak çështje perceptimi se sa jemi afër ose larg. Nuk jemi shumë larg por ndoshta është e nxituar të themi se jemi shumë afër. Sidoqoftë janë disa çështje që kanë ngelur pa darkodim e unë do ta kisha theksuar një dallim kryesor që ekziston sa i përket emërtimit të personave të zhdukur gjatë luftës”.

“Beogradi zyrtar insiston të quhen vetëm persona të zhdukur ndërsa ne insistojmë të themi se janë të zhdukur me dhunë. Ata nuk janë zhdukur nga ndonjë fatkeqësi natyrore, por janë zhdukur me dhunë, pra bëhet fjalë për kidnapime, rrëmbime. Insistimi ynë është që të theksohet kjo gjë”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Ai foli edhe për mundësinë që Greqia ta njohë Kosovën, duke qenë se kryeministri së fundmi ka zhvilluar një vizitë disa ditore atje.

Kurti tha se Greqia ka avancuar në diskurs, por se nuk mund të thuhet se jemi afër ditës kur do ta njohë Kosovën.

“Kam qëndruar në Greqi në dy konferenca. Përveç takimeve që kam pasur me politikanë e figura shtetërore, kam takuar afër 30 biznesmenë të ndryshëm për çështjen e investimeve në Kosovë që janë nevojë e madhe për ekonominë e Kosovës. Jo të gjithë kanë qenë grekë, disa prej tyre kanë qenë amerikanë. Po mundohem ta paraqes Kosovën si vend atraktiv për investime të huaja”.

“Më shumë se për takime me politikanë, këtë vizitë e kam shfrytëzuar për takime me biznesmenë. Besoj se Greqia ka avancuar në diskurs, por sa jemi afër ditës kur do ta njohë Kosovën, nuk mund ta themi tani”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori