LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Thaçi mund të bëjë marrëveshje me Putinin për të kërkuar azil politik në Rusi

Kurti: Thaçi mund të bëjë marrëveshje me Putinin për të kërkuar azil politik në Rusi

Presidenti Hashim Thaçi, gjatë pjesëmarrjes së tij në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Thaçi ka shkruar se Putin i ka thënë se në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, Rusia do ta mbështesë.


Thaçi takon Putinin, thotë se Rusia mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Thaçi takon Putinin, thotë se Rusia mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Lidhur me këtë takim, ka reaguar edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Thaçi mund të bëjë marrëveshje me Putinin për të kërkuar azil politik në Rusi.

” Pas shumë lëshimeve që i ka bërë Vuçiqit, Thaçi është fotografuar me Putinin. Ai mund të bëjë marrëveshje me të vetëm për kërkesën personale për azil politik në Rusi”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/