LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon komisionerin Varhelyi, i kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Kurti takon komisionerin Varhelyi, i kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar Komisionerin për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi, në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, ku zyrtarë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme, po diskutojnë për të ardhmen dhe mundësitë e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim u diskutua gjendja me pandeminë COVID 19 dhe rëndësia që ka për popullin e Kosovës përkrahja nëpërmjet fondeve për përballimin e vështirësive dhe ringjalljen ekonomike.

Kurti përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin sa më parë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai falënderoi Komisionin për punën që po bën për të bindur vendet skepitike.

Më tej kreu i qeverisë njoftoi Varhelyi për angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë për reforma dhe e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian në finalizimin e këtij procesi.

Komisioneri Varhelyi theksoi mbështetjen që Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i japë Kosovës në procesin e reformave.

Duke folur për zgjerimin e BE-së, kryeministri tha që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori