LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon diplomatin amerikan dhe deputetë gjermanë, thotë se Kosova tani ka nevojë për këshilla dhe ndihmë

Kurti takon diplomatin amerikan dhe deputetë gjermanë, thotë se Kosova tani ka nevojë për këshilla dhe ndihmë

Gjatë qëndrimit në Gjermani ku po merr pjesë në Konferencën për Siguri në Mynih, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker.

Kurti, përmes Twitterit ka bëtë të ditur se përveç diplomatit amerikan ka takuar edhe deputetët e Bundestagut Peter Beyer dhe Christian Schmidt


“Ishte kënaqësi të takoj diplomatin amerikan Philip T. Reeker, i cili e njeh mjaft mirë Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, unë takova edhe deputetët e Bundestagut Peter Beyer dhe Christian Schmidt.

Në Konferencën për Siguri në Mynih, unë nënvizova që Kosova tani ka nevojë për këshilla dhe ndihmë që të sigurojë vende pune dhe drejtësi”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/