LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon bordin e përkohshëm të KEK-ut, flasin për vendosjen e filtrave në termocentralin Kosova B

Kurti takon bordin e përkohshëm të KEK-ut, flasin për vendosjen e filtrave në termocentralin Kosova B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe udhëheqësin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Besim Imeri, pritën sot në takim bordin e përkohshëm të KEK-ut, të kryesuar nga Rrezarta Pllana dhe anëtarët e tjerë, Merita Kasapolli, Arbnor Pula, Bezad Halilaj, të votuar në mbledhjen e 12-të të Qeverisë, mbajtur më 21 maj 2021.

Në njoftim thuhet se Bordi njoftoi në lidhje me sfidat dhe zhvillimet në këtë ndërmarrje, si dhe planet për përparimin e KEK-ut.


Gjatë takimit u diskutua mbi prioritet kryesore, derisa vëmendje e veçantë iu dha projektit për vendosjen e filtrave ambiental në termocentralin Kosova B.

Kryeministri Kurti u shpreh se KEK-u është ndërmarrje shumë e rëndësishme, me rol e rëndësi jetike dhe strategjike për vendin, për çka do ta ketë kujdesin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/